Transmetuar më 29-04-2024, 18:23

Ka filluar numërimi mbrapsht për ato shenja të horoskopit që e urrejnë verën. Shpresuan deri në fund, kur moti i prillit u çorodit dhe na ktheu disa muaj pas.

Por i ftohti është tani pas nesh dhe rrezet e para më të ngrohta dhe më të ndritshme të diellit paralajmërojnë ardhjen e afërt të stinës së bukur.

Vera është pra shumë pranë, megjithatë jo të gjithë janë gati për t’u gëzuar. Ka shenja të zodiakut që ndjejnë një neveri të deklaruar ndaj muajve të verës, nga vapa e zjarrtë, mushkonjat dhe akulloret, madje edhe nga pushimet klasike të gushtit.

Le të analizojmë sipas hulumtimit zodiakal të astrologut, ato shenja të horoskopit që, ndryshe nga shumë të tjerë, e urrejnë verën, stinën më të shumëpritur të vitit.

Vapa për ta është e zjarrtë dhe përvëluese. Rrezitja në breg të detit është e barabartë me britmën "ufffaaa" dhe telashin "oh kush merret me djegiet e dhimbshme".

Dhe pastaj janë dhe të tjera, si, mushkonjat gjatë natës, djersa, lodhja që të sulmon që në mëngjes, duke menduar uh ça vape dhe 9pr më tepër kur shkojnë në plazh, me stresin se kush rri merret me valixhet.

Me pak fjalë, për disa vera është një telash i vërtetë.

Dhe ja kush janë shenjat e zodiakut që e urrejnë stinën e verës me gjithë "aksesorët" e saj.

Demi është një nga shenjat e zodiakut që e urren më shumë verën. Nuk është vapa dhe dielli që e shqetësojnë, por duhet të zhvishet. Si një dashnor i të ngrënit, Demit nuk i pëlqen të bëjë sakrifica apo të mbajë dietë gjatë vitit. Sado që përpiqet të mos i kushtojë rëndësi kilogramëve të tepërt, çdo verë e gjen veten të pakëndshëm kur përballet me rroba banje dhe bluza të ngushta.

Për Virgjëreshën, vera do të thotë humbje kohe. Një kohë e çmuar që mund të përdoret për të realizuar projekte të rëndësishme.

Në stinën e nxehtë kësaj shenje nuk i pëlqejnë festat, aperitivët dhe të gjitha rastet sociale që e largojnë atë nga prioritetet e tij: puna dhe fitimet.

Kur afrohet stina e bukur, Virgjëresha shpesh sulmohet nga një siklet i çuditshëm dhe dëshira për të bërë gjëra, por jo plazh!

Gaforrja nuk e duron dot verën, ditët me diell, vapën përvëluese dhe ftesat nga miqtë. Një nga shenjat më dembele dhe më shtëpiake të zodiakut, dita ideale për një Gaforre është qëndrimi në divan përpara një serie televizive emocionuese.

Vetëm mendimi për t’u përgatitur, për të dalë nga shtëpia, për të udhëtuar kilometra të tëra me makinë për të shkuar në plazh e lodh dhe/ose e bën nervoz. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd