Transmetuar më 01-05-2024, 13:13

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, në mesditën e djeshme u bënë prindër për herë të parë të një vajze, Luna Mari Ejlli. Lajmi është bërë me dije nga vetë çifti, të cilët nëpërmjet një postimi në Instagram njoftuan për ardhjen në jetë të bebushes së tyre.

Ditën e sotme Kiara ka postuar një fotografi, ku Luizi shfaqet me të voglën e tij në krahë.

Moderatorja ende nuk ka treguar më shumë detaje lidhur me lindjen apo vështirësitë që ka hasur por nga një njoftim i bërë ditën e djeshme prej Luizit, çifti do të zhvillojë pasditen e sotme një videolive teksa do të rrëfejnë emocionet e tyre që po përjetojnë si prindër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd