Transmetuar më 01-05-2024, 14:40

Zhduket në rrethana misterioze efektivja e policisë në Gjakovë.

Një efektive policore nga Rahoveci, Gjakovë, është shpallur e zhdukur.

Mediat e Kosovës raportojnë se policja është larguar nga shtëpia e saj ditën e dielën dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë raportuar të martën zhdukjen e efektives.

“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askend, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, deklaron policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd