Transmetuar më 01-05-2024, 18:38

Prej mëngjesit të sotëm, Egla është shprehur se nuk ndihet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe si pasojë banorja ka përfunduar e shtrirë në shtratin e saj, duke marrë serum.

Pavarësisht se gjendja e saj është paksa më mirë, Egla nuk është në gjendje që të drejtojë shtëpinë në rolin e lideres dhe për këtë arsye, ajo ka vendosur që rolin e saj t’ja japë banorit më të ri në shtëpi, Çimit.

Egla: Çimi të bëj zëvëndësim të lidershipit sepse e kam të pamundur sa të marr veten, ndoshta deri nesër. Mund të më përfaqësosh. Mundesh?

Çimi: Patjetër. Çfarë duhet të bëj?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd