Transmetuar më 01-05-2024, 23:35

ARABI SAUDITE – Kristiano Ronaldo ka shënuar një gol mahnitës për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Khaleej. Të mërkurën në mbrëmje, Al Nassr i portugezit u përball me Al Khaleej në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në stadiumin “Al Awal”.

Në minutën e 16-të, Ronaldo pranoi një top brenda zonës së penalltisë pas një gabimi të portierit të Al Khaleej, Ibrahim Sehiç, me shpinë nga porta, pesë herë fituesit i Topit të Artë lëshoi një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, që përfundoi në cepin e portës.

Ylli portugez nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 57-të, shënoi edhe golin e dytë personal, në triumfin 3-1 që skuadra e tij arriti në këtë përballje gjysmëfinale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd