Transmetuar më 02-05-2024, 07:34

Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: vëzhgimet astrologjike për të enjten e sotme 2 maj 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë fillim maji do të keni qiej më të mirë se në prill. Nëse keni qenë të sëmurë, pak nga pak do të mund të shëroheni. Tani e tutje, të gjitha projektet dhe iniciativat e reja që do të ndërmerrni do të mbështeten nga yjet. Histori të reja romantike janë të preferuara deri në verë.

Demi: Maji që ka nisur shihet të jetë një muaj vendimtar për të rregulluar jetën tuaj, edhe nëse do t’ju detyrojë të hiqni dorë nga diçka që nuk funksionon më. Do të duhet të ndryshoni strategji, bashkëpunime, marrëdhënie. Këto janë ditë që mund të rezervojnë takime të reja, interesante për ju.

Binjakët: Në fund të muajit që nisi dje, Jupiteri do të hyjë në shenjë dhe do të fillojë t’ju ndihmojë të gjeni rrugën e duhur, drejtime të reja, zgjedhje favorizuese. Po rikuperoni krijimtarinë e së shkuarës, po elaboroni ide të reja. Është koha për të parë të ardhmen me interes të ri.

Gaforrja: Prilli është më në fund pas jush. Muaji maj do të favorizojë sferën profesionale. Aftësitë dhe cilësitë tuaja do të konfirmohen dhe vlerësohen. Me Venusin sërish aktiv, do të jetë e mundur të përjetoni ndjenja të rëndësishme dhe të konsolidoni një marrëdhënie. Ju pret një muaj takimesh dhe zgjedhjesh dashurie.

Luani: Kundërshtimi i Hënës, deri në orët e vona të pasdites, mund të shkaktojë shqetësime të reja këtë të enjte 2 maj. Në këtë periudhë, marrëdhëniet në çift janë më të brishta dhe duhen mbrojtur. Nëse ka hije të paqarta, mund të lindin tensione me partnerin/en. Puna, megjithatë, premton që gjërat të shkojnë shumë mirë. Ndërsa qershori afrohet, do të bëhet gjithnjë e më i mirë.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot do të ktheheni në rrugën e duhur, pas javësh në të cilat përballë Saturnit nuk ju dha afat. Mes problemeve dhe vështirësive, ditët nuk i keni pasur të lehta, por gjithmonë arrini të riktheheni, në sajë të forcës dhe racionalitetit tuaj. Shpenzimet e mundshme vijnë së shpejti. Mos i lini pas dore ndjenjat.

Peshorja: Ka të ngjarë që dikush të duhet të sqarojë një keqkuptim me një person. Për fat të mirë, tani Venusi nuk është më përballë, kështu që dashuria mund të bëhet sërish e rëndësishme. Pak nga pak po rikuperoheni, por keni nevojë për durim, sepse sapo jeni kthyer nga një prill që doli të ishte shumë i lodhshëm.

Akrepi: Sot mund të ndiheni ende pak nën presion. Do t’ju duhet vërtet shumë forcë, përqendrim dhe vullnet për të realizuar gjithçka që keni në mendje. Deri në fund të majit, shumë të lindur të shenjës tuaj do të duhet të përballen me një sprovë.

Shigjetari: Është një e enjte e vlefshme për të bërë zgjedhje të rëndësishme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Këto ditë po gjeni sërish pozitivitet dhe ndiheni më mirë në kontekstet që frekuentoni, kaloni më mirë me njerëzit që ju rrethojnë. Deri në fund të muajit do të duhet të jepni një përgjigje të qartë pune.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot mund t’ju duhet të përballeni me vonesa të vogla, disa pengesa irrituese. Megjithatë, mos u zemëroni shumë, sepse muaji maj premton të jetë shumë i rëndësishëm. Përgjigjet dhe zgjidhjet që ju nevojiten tani do të vijnë. Kujdes në dashuri.

Ujori: Po kaloni në një periudhë premtuese. Vështirësitë e vetme me të cilat mund të përballeni tani varen nga nevoja për të braktisur diçka që nuk ka më rëndësi për ju. Një problem që do të kenë veçanërisht Ujorët që janë të mërzitur me atë që bëjnë. Yjet e majit do të nxisin të flisni qartë.

Peshqit: Kjo e enjte 2 maj premton të jetë një ditë mjaft e qetë. Nëse nuk keni pasur ende ndonjë lajm interesant në punë, mund ta merrni në ditët në vijim. Mundohuni të mos e mbyllni veten para mundësive për dashuri. Me një qiell si ky mund të shkosh shumë larg. E diela që po afron pritet të jeyë intriguese. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd