Transmetuar më 02-05-2024, 09:26

Një i moshuar në Pogradec, ka gjetur vdekjen sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit.

Sipas policisë, 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij.

Por për fat të keq nuk ia ka dale, pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjekoligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd