Transmetuar më 02-05-2024, 10:44

Diçka e papritur ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Egla Ceno nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore.

Ajo nuk është larguar nga ambientet e shtëpisë, por banorët do të lajmërohen përmes një njoftimi të dytë në lidhje me rrugëtimin e saj në reality show.

Ndërkohë banorët i kanë qëndruar pranë aktores së njohur, përfshirë edhe Romeo Veshajn, me të cilin ka patur debate të ashpra së fundmi por edhe e ‘nominoi’.

Aktori ka shkuar te krevati i saj dhe e ka pyetur se çfarë dhe i qëndron pranë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Po ça të dhemb moj?

Egla: I gjithë trupi

Romeo: Te digjet trupi?

Egla: Më dhemb i gjithë trupi. Vdiqa

Romeo: Shhh, kalon

Kujtojmë se Egla si lidere e shtëpisë kishte një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë. Vëllai i Madh i dha të drejtën që të dërgonte dy banorë në televotim për të zgjedhur finalistin e parë.

Egla zgjidhet lidere e shtëpisë së BBV3, merr vendimin e papritur për Heidin dhe Romeon Ajo pa u menduar gjatë tha emrin e Romeos dhe të Heidi Bacit. Por çifti së bashku me pjesën tjetër të banorëve nuk e dinë se ky televotim është për finalistin e parë, ata mendojnë se njëri prej tyre do të lërë të shtunën shtëpinë e BBV3.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd