Transmetuar më 02-05-2024, 18:02

Marrëdhënie e Eglës dhe Romeos sa vjen edhe përkeqësohet. Prej disa ditësh tashmë, dy banorët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, duke përfunduar me ofendime të rënda.

Pasditën e sotme, teksa ka gjendeshin në oborr me disa prej banorëve të tjerë, dyshja ka nisur të akuzojë njëri-tjetrin për aleanca.

Romeo tha se ajo ka aleancë me Julin, ndërsa Egla i tha se kjo nuk është e vërtetë.

“O aleanca, zogu, shife xhaxhin këtu! Të të shpjegoj atë dorën tënde? Më tha se do kishte bërë të njëjtin veprim dhe më dha dorën. Ku është aleanca?”, i tha Egla.

“Ju tradhtoi trupi të dyve… ai ishte i gëzuar. Jeni aleat të dy me njëri-tjetrin”, tha Romeo.

Egla: O zog i vogël!

Romeo: Epo ky zogu vogël të mban në ajër.

Egla: Unë të bëj një bajgë të madhe!

Romeo: Vetëm atë di të bësh. Vetëm m** di të bësh ti…. di të bësh gjë tjetër?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd