Transmetuar më 02-05-2024, 19:39

TIRANE – Ngjarja që ka tronditur familjen Demi, bëhet e ditur nga rrjetet sociale të klubit Partizani, i cili bën me dije se para pak çastesh është ndarë nga jeta Resul Demi, president i nderit të “Demave të Kuq” të kryeqytetit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të z.Resul Demi, Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të Partizani, Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

U prehsh në paqe Resul Demi”, shkruhet në njoftimit e klubit të Partizanit.

Edhe Dosja.al përfiton nga rasti për t’i shprehur familjes Demi, ngushëllimet e saj për humbjen e njeriut tyre të dashur…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd