Transmetuar më 02-05-2024, 22:46

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dragot të Elbasanit.

Një këmbësor 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka përfunduar në spitalin e Beratit. Shkaktar i aksidentit ka qenë një motor që ka përplasur 62-vjeçarin.

Drejtuesi i mjetit që e drejtonte pa patentë, është ndaluar nga policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd