Transmetuar më 02-05-2024, 23:38

ITALI – Leverkusen me një këmbë në finale e madhe të Europa League dhe këtë gjë e bën falë fitores në ndeshjen e pare gjysëfinale 0-2 në “Olimpico” të Romës përballë verdhekuqëve.

Kampionët e gjermanisë rezultojnë shumë të forte përballë skuadrës së De Rosit dhe arrijnë të shënojnë nga një gol për secilën pjesë. Wirz në minutën e 28-të zhbllokon sfidën duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë tentativat e vbendasve ishin të vakta, ndërkaq të vulos fitoren skuadra e Xavi Alonsos me golin e dytë në minutën e 73-të me një supergoditje të Andrish.

Një fitore e merituar dhe bindëse që tregon për një ndeshje kthimi në malore të fortë dhe drejtë një misioni të pamundur për Romën, një javë më pas.

Ndërkohë italinët e tjerët të Atalantës që luanin gjysmëfinalen e Europa League me Marsejën në Velodrom, nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1. Edhe pse ishte skuadra e Gasperinit që zhbllokoi takimin që në minutën e 11-të me Skamakën, barazimi erdhi shumë shpejtë nga francezët.

Dhe me shifrat që u mbyll pjesa e parë 1-1 u mbyll edhe i gjithë takimi, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për n takiin e kthimit javën e ardhshme në Bergamo.

Europa League:

Roma 0-2 Leverkusen

Marseille 1-1 Atalanta

Conference League:

Aston Villa 2-4 Olympiacos

Fiorentina 3-2 Clube Brugge

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd