Transmetuar më 13-05-2024, 17:34

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit mjet dhe pasagjeri i tij.

Policia ka arritur të indentifikojë 2 drejtuesit e mjetit të cilët janë: Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç. 28-vjeçari ka qenë në drejtimin e makinës tip “Hummer” ndërsa 42-vjeçari drejtonte makinën tip “Smart”.

42-vjeçari dhe pasagjeri i tijë janë dy të plagosurit nga aksidenti, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërsa 28-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd